Kurti dhe Orav flasin për rrugën drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së ishin tema të bisedës. Kurti theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe angazhimin në zbatimin e reformave.

Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, Kurti theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes.

Në vijim u diskutua dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolit të BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar.

Temë e bisedës ishte edhe situata e sigurisë, ku kryeministri në detyrë vlerësoi punën dhe angazhimin e instucioneve tona të sigurisë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga shtete jo mike.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here