Menjëherë pas fillimit të punës për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit famëkeq të shtetit, ju drejtova këtij autoriteti me një kërkesë, për të parë deri ku ka shkuar çmenduria e xhelatëve, si dhe, për të ditur gjendjen e paraardhësve të mi, në raport me situatat e një përndjekje dhe persekutimi të vazhdueshëm për gjysëm shekulli. Pas disa muajsh, mora zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve, dosjen me Nr. 2351 të deklasifikuar, të gjyshit tim të ndjerë Bub Matosh Dedndreaj.
ëndrrat më të këqija të mendjeve të sëmura. T’u përmendësh asokohe komunizmin burrave të Nikaj-Mërturit, tërboheshin njësoj si demi kur i nxjerr përpara leckën e kuqe.
Ata e dinin se jeta e atyre që e donin lirinë dhe qytetërimin, do të kthehej në ferr dhe torturë çnjerëzore, aq sa dhe eshtrat e tyre do të gëzoheshin, kur shpirti i tyre do të ndahej nga trupi. I fundit që ra nën kthetrat e diktaturës, ishte Nikaj-Mërturi. Një popull që krenarinë e maste me lartësinë e maleve, nga ku albanët e morёn emrin e tyre të bekuar, ndaj i gjithë bota na njeh me emrin Albania.gjithë burrat, dhe pritej që dikush të pushkatohej. Ka ndodhur që kur thirrej emri i dikujt, të ngrihen njëherësh në këmbë katër vëllezër, “unë jam”,- “jo jam unë”, ja priste tjetri vëlla, – “jam unë, më pushkatoni mua”, – thoshte vëllau tjetër.
Një krahinë me gjak të pastër, me dy fise që kurrë nuk e kanë njohur martesën brenda fisit edhe pse kanë kaluar dhjetëra e dhjetëra breza, edhe pse janë shpërndarë anekënd trojeve shqiptare. Ndaj, duke parë situatën, shumë burra ishin të vendosur për të mos u pajtuar kurrë me të keqen, me diktaturën çnjerëzore që po instalohej.
Nuk kishin asnjë mundësi tjetër t’i shpëtonin torturave dhe plumbave të “djajve të kuq”, veçse të largoheshin nga vendi me zemër të plasur, por me njëfarë shprese të vakët se, Europa nuk do ta lejonte gjatë këtë regjim gjakatar në mesin e saj. Rrethana të tilla nuk të ofronin shumë zgjedhje, vdekja ishte larg sepse, kalvari i torturave ishte mënyra e preferuar e xhelatëve. “Vdekja ndonjëherë është kapak floriri”, thonë malësorët.
U organizuan, u bënë bashkë me burrat e Dukagjinit dhe morën rrugën e arratisë. Ishte një çetë e madhe që ecte përpara me kokën mbrapa, duke parë me sytë e dhimbjes vendin e tyre që po lënë pas. Po largoheshin vetëm trupat, duke lënë përgjithmonë në tokën shqiptare zemrën dhe shpirtin. Po linin mbrapa, një vend të vogël, që historia ishte tregue e pamëshirshme, si me asnjë popull tjetër mbi tokë.favorshme për ta. Në këtë krahinë kriminelёt kanё bërë që të favorizohen dhe të qëndrojnë vazhdimisht në këtë krahinë. Elementi kundërshtar, është bërë gati dhe pret ndryshimin e situatёs nga dita në ditë dhe nuk pyesin fare në ka qeveri.
Përsa i përket masave të marra në këtë krahinë në përgjithësi, Komiteti i Partisë ka dërguar shokët më të mirë, për t’i sqaruar masat e popullit, por në këtë krahinë, nuk është bërë as edhe një efekt: arsyet kanë qenë se populli nuk merr pjesë në konferenca. Ka arritur që dhe anëtarët e partisë të asaj krahine, të jenë lëkundur nga tronditjet e reaksionit.shpërfytyruar, gjërat mund të shkonin shumë më keq. Të gjithë dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit ka depozitua në adresë të pjesëtarëve të familjes time, në një betejë gjysëm shekullore brenda dhe jashtë Shqipërisë, më bëjnë të ndihem krenar dhe ballëlartë.
Një betejë tejet e vështirë dhe e dhimbshme por faqebardhë, qëndrim të kristaltë si drita e diellit. Diktatura shkatërroi gjithçka të mirë që kishim ruajtur me aq mund nga pesë shekuj pushtim, dhe mbolli farën e urrejtjes që ka mbirë kudo në tokën e zhuritur të shqiponjave dhe që e ka ndarë këtë popull përgjithmonë, ndoshta për të mos u bashkuar më kurrë….!
/Memorie.al