Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!

Jursiti, Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj Enver Hasanit, rreth hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Enver Hasani nuk është hartues i Kushtetutës së Kosovës dhe nuk ka kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Kur flisni për kushtetutën duhet t’i referoheni kushtetutës burimore dhe jo kushtetutës paralele të Enver Hasanit.

Komisioni për hartimin e Kushtetutës së Kosovës e kishte këtë përbërje: Arsim Bajrami, Kadri Kryeziu, Ilaz Ramajli, Nekibe Kelmendi, Jetëmir Balaj, Mahir Jagxhillar dhe Dragisha Kërstoviç.

Enver Hasani nuk është hartues i Kushtetutës së Kosovës dhe nuk ka kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar.

Nenet 64 dhe 67 të kushtetutës janë hartuar nga nënkomisioni i veçantë i përbërë nga Arsim Bajrami, Arta Rama, Gjylieta Mushkolaj dhe Visar Morina.

Këta njerëz janë gjallë, nuk kanë vdekur.

Interpretimi i nenit 67 që ka imponuar delikuenti Enver Hasani është në kundërshtim me qëllimet e hartuesve të kushtetutës.

Komisioni për hartimin e kushtetutës, pjesë e të cilit isha vetë, nuk e ka shkruar një kushtetutë ku pakicat e kanë fuqinë e shumicës dhe ku një pakicë ka veto me fuqi ta bllokojë shtetin. Ne nuk e kemi shkruar një kushtetutë ku shqiptarët janë qiraxhi në shtëpi të vet, siç po do të na katandisë Enver Hasani dhe asistentët e tij.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME