Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale?

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Intervistimi i Elek nga PSRK-ja do të bëhet nesër nga ora 13:30, shkruan Kossev transmeton Klankosova.tv.

Marrja në pyetje e kreut të LS-së ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022.

Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.

Sipas tij ftesa të ngjashme kishin marrë edhe Igor Simiq dhe serbë të tjerë, të akuzuar për terrorizëm.

Derisa intervistimi i paraparë më 4 qershor është shtyrë në një datë brenda muajit.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Zllatan Elek.

Por, nga subjekti i tij siç shkruan Kossev, është konfirmuar se Elek do të paraqitet për intervistim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here