Kriza godet Kremlinin- rishikim urgjent i buxhetit, bien të ardhurat nga nafta

Rusia ka miratuar një rishikim të buxhetit të vitit 2025 për shkak të uljes së të ardhurave nga energjia dhe rritjes së deficitit buxhetor.

Në versionin e ri të buxhetit, të ardhurat pritet të bien me 1.79 trilionë rubla (rreth 22 miliardë dollarë), duke arritur në 38.51 trilionë rubla (rreth 485.9 miliardë dollarë).

Deficiti buxhetor pritet të rritet në 3.79 trilionë rubla (rreth 47.8 miliardë dollarë), ose 1.7 për qind të GDP-së, një rritje prej 2.62 trilionë rubla krahasuar me parashikimin e mëparshëm.

Ky ndryshim reflekton forcimin e rublas, uljen e çmimeve globale të naftës dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, shkruan themoscowtimes.

Të ardhurat nga nafta dhe gazi pritet të bien në 8.32 trilionë rubla (rreth 104.8 miliardë dollarë), ndërsa të ardhurat jo-naftë dhe jo-gaz pritet të rriten në 30.19 trilionë rubla (rreth 380.3 miliardë dollarë).

Qeveria planifikon të rrisë shpenzimet me 829 miliard rubla, duke arritur në një total prej 42.3 trilionë rubla (rreth 532.9 miliardë dollarë).

Për të mbuluar deficitin, qeveria planifikon të tërheqë 447 miliard rubla (rreth 5.8 miliardë dollarë) nga Fondi i Pasurisë Kombëtare, i cili ka 2.8 trilion rubla (rreth 36.4 miliardë dollarë) në asete likuide.

Ekonomistët paralajmërojnë se, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, ky fond mund të shterojë deri në vitin 2026.

Buxheti i rishikuar tani pritet të miratohet nga Këshilli i Federatës para se të firmoset nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka prioritetizuar shpenzimet për mbrojtjen.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here