Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Kasniqi.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me Kurtin, është shprehur se zgjedhjet janë nevojë e vendit.
“Zgjedhjet s’janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Është domosdoshmëri. Ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE. Siç duket aty do të kemi një dështim. Ia shprha Kryeministrit Kurti se duhet ta përshpejtojmë punën për t’i zjgidhur këto tema. Ne e kemi emëruar kandidatin tonë.”, ka thënë Krasniqi.