Krasniqi: Nëse Vetëvendosja dështon 3 herë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e drejta duhet t’i kaloj opozitës

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi bëri apel tek deputetët dhe funksionarët e Vetëvendosjes që të shmangin retorikat që ndikojnë negativisht edhe në arenën ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.

“Unë bëjë apel tek deputetet, ose tek funksionarët e partisë Vetëvendosje, që tu shmangen këtyre retorikave, të cilat vetëm e polarizojnë dhe ndikojnë në polarizimin, jo vetëm të partive në parlament por edhe të elektoratit në përgjegjësi, të ndikojnë në humbjen e besimit, por mund të ndikojnë shumë negativisht edhe në arenën ndërkombëtare për shtetin e Kosovës”, tha tutje ai.

Sipas tij, një mangësi tjetër e aktgjykimit është se nuk janë përfshirë hapat që do të ndërmerren në rast se Kuvendi nuk konstituohet.

“Është një mangësi tjetër, që në aktgjykim nuk janë përfshi hapat në rast se nuk konstituohet ka pas mundësi me një aktgjykim të përfshihen”, tha ai.

Profesori tha se nëse nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, nga subjekti i parë politik do të ishte krejtësisht e arsyeshme që, sipas rregullave kushtetuese, zgjedhja e Kryetarit t’i ofrohet opozitës.

“Unë besoj se nëse nuk vjen deri tek konstituimi atëherë kish me qenë krejtësisht e arsyeshme, në rast se tri herë nuk ka mundësi subjekti i parë që ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit, atëherë është mirë që sipas rregullit kushtetues, ti ofrohet opozitës, ose atij subjekti i cili pretendon dhe deklaron që i ka numrat për themelimin e institucioneve shtetërore të Republikës”, tha Krasniqi.

Nëse subjekti i dytë nuk arrin të zgjedhë kryetarin pas tri tentativash, duhet të shpallen zgjedhjet e reja, edhe pse kjo nuk është paraparë qartë në Kushtetutë sipas Profesorit Krasniqi.

“Në qoftë se edhe i dyti nuk ka mundësi dhe aty nuk duhet me lënë deri në pafundësi por maksimum tri herë ti mundësohet edhe subjektit të dytë, atëherë natyrisht duhet të shpallen zgjedhjet e reja dhe të kalojmë në një situatë e cila faktikisht nuk është e paraparë me dispozitat e deritanishme të Kushtetutës, mirëpo zgjedhjet e reja janë opsion i arsyeshëm”, tha ai për Front Online.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here