Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi nga holli i Kuvendit se pas dorëheqjeve individuale të ministrave dhe kryeministrit në detyrë, janë krijuar rrethanat që lejojnë votimin e raportit të Komisionit të Mandateve dhe betimin e deputetëve të rinj, transmeton Korrespodenti.
Ai konfirmoi se kërkesa e deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, që dorëheqjet të evidentohen në procesverbal, është pranuar.
“Duke marrur shembull edhe prej praktikës së mëhershme gjyqësore, po e përkujtoj rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Çeska. Tani ka një ndryshim të gjendjes legale, një ndryshim të rrethanave dhe të situatës, e cila unë besoj që na e krijon mundësinë për ta votuar raportin e Komisionit të Mandateve dhe për të mundësuar pastaj betimin e deputetëve,” tha Krasniqi.