Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka e ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, që sipas planit orpacional do të jetë 7,771,486.56, euro.
Buxheti nuk është hedhur në votim pasi ka pasur mospjatime në mes të anëtarëve të KQZ-së për votimin me postë.
Besnik Buzhala nga sekretariati i KQZ-së, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka thënë se në këtë shumë përfshihen tri kategoritë kryesore, pagat, mallrat dhe shërbime, shtypja e fletëvotimeve, shërbimet postare, transporti i materialit zgjedhor, broshurat, tërheqja e shortit për subjektet politike dhe shërbimet komunale.
Për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërsa sipas raporteve të KQZ-së, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro.
E për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në rundin e parë në 38 komuna, e në të dytin në 18 sosh, ishte planifikuar buxhet prej 10.5 milionë eurosh.
Por se sa u shpenzuan, sipas KQZ-së, do të dihet pas përmbylljes së tërë procesit. Sipas këtij institucioni, në bazë të përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ajo e planifikuar.
