Kosova, shteti më proamerikan, lë prapa edhe Izraelin

Kosova është shteti me përkrahjen më të madhe sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë.

Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup” në një sondazh për përkrahje mes SHBA-së dhe Kinës.

Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.

Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.

“Sipas raportit të fundit nga Gallup, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, ka shkruar Ambasada.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME