Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës kanë marrë disa autoblinda të prodhimit amerikan, të cilat janë prokuruar sipas planit bilateral të blerjeve shtet më shtet.

Zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, bëri të ditur se pritet të mbërrijnë edhe një sasi tjetër e këtyre mjeteve ushtarake në kuadër të planit të miratuar më herët. “Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA-së, dhe presim të marrim edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve,” tha ajo.

Në një tjetër zhvillim, tre pilotë të FSK-së kanë përfunduar me sukses një trajnim rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta, të Turqisë. Oficerët kosovarë, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, u trajnuan në fluturime praktike, përfshirë skenarë emergjentë dhe manovra taktike.

Sipas FSK-së, ky trajnim jo vetëm që përditësoi njohuritë teknike të pilotëve, por gjithashtu forcoi bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Përmes bashkëpunimeve të tilla, rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur,” thuhet në njoftim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here