Kosova në ligën B, Rohde i gëzohet suksesit historik të Kosovës

Kosova në ligën B, Rohde i gëzohet suksesit historik të Kosovës
24.03.2025 11:26
Jorn Rohde kosovo germany
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Foto ilustruese nga arkivi

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka arritur një sukses historik.

“Dardanët” tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Ligës B të Kombeve.

Të dielën, ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, e mposhti Islandën me rezultat 1:3 me Hat-trickun e Vedat Muriqit, derisa rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 5:2 në favor të “verdhekaltërve”.

Këtij suksesi iu gëzua edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.

Ai lavdëroi punën e bashkombasit të tij në krye të shtabit teknik të Kosovës.

“Kjo tregon fuqinë e punës në grup dhe punës së palodhur”, deklaroi diplomati gjerman.

“Bravo, skuadrës së Kosovës – ja ku kemi më shumë fitore përpara”.

Rohde, si ish-futbollist deklaroi se është frymëzuese të shohësh se çka ka arritur të bëjë Kosova.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here