Kosova heq tarifën ndaj produkteve nga SHBA-ja, Kurti: Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim që të heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga sot e tutje të gjitha produktet amerikane që hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë zero për qind.

Sipas tij, Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here