8.8 C
Pristina
E martë, 1 Tetor, 2024

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur”, thotë Kurti në takimin me zyrtarë amerikanë të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Poloni, me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, takimi ka ndodhur në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri. Kurti shoqërohej në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur si dhe falënderoi Ndihmës Sekretaren Wallander dhe ambasadorin Carpenter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

Siç thuhet në komunikatë, ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa shtoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e Kartën e Adriatikut dhe nënvizoi siç thuhet në komuniikatë ‘marrëdhëniet e shkëlqyeshme’ në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurti ka marrë kritika nga SHBA-ja për një mori temash, si iniciativa për hapjen e urës së ibrit dhe operacionet në veri.Ndërsa opozita kritikon Kurtin për qasje të gabuar në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here