Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re.

“Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për votimin e Qeverisë, Konjufca u shpreh optimist.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca.

Ndërkaq, Presidenca e Kosovës sot bëri me dije se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës./Express/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here