Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të fyerjeve që ka bërë ndaj UÇK-së, raporton Express.
Ajo ka shkruar se është e shqetësuar “për arrestimin e padrejtë” të Popovic dhe ka thënë se Trump e Rubio e kanë bërë të qartë që liria e shprehjes është bazike që të respektohen të drejtat e njeriut.
“I bëj thirrje presidentes Osmani që të lirohet menjëherë Popovic dhe t’I jepet fund arrestimit të tij të gabuar”, ka shkruar Tenney.
I am deeply concerned about the unjust arrest of Igor Popović by Kosovo police. @POTUS and @SecRubio have made it clear that Freedom of Speech is an essential human right that must be upheld.
I call upon @VjosaOsmaniPRKS to immediately release Mr. Popović and end his wrongful…
— Rep. Claudia Tenney (@RepTenney) July 24, 2025