​Komuna e Deçanit nderon me çmimin “Qytetar Nderi” neurokirurgun Mentor Petrela

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo komunë, u mbajt një seancë solemne në të cilën u nda çmimi “Qytetar Nderi” për neurokirurgun Mentor Petrela.

Përveç kësaj, u vlerësua dhe nderua lartë sakrifica e të rënëve dhe kontributi i të gjithë atyre që ndihmuan në çlirimin e shtetit të Kosovës.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan veten dhe familjet e tyre për të arritur synimin e madh të popullit të Kosovës, çlirimin.

Ai përmendi kontributin e madh të dëshmorit Luan Haradinaj për lirinë e Kosovës dhe vetë Deçanit.

Ramosaj potencoi se tashmë Kosova ka hyrë në një fazë tjetër pas çlirimit, në procesin e shtet ndërtimit.

“Librin e lirisë kemi filluar ta shkruajmë shumë herët dhe u jemi mirënjohës për të gjithë ata që e kanë shkruar atë libër, që me sakrificën që ne me ardhë deri te synimi i madh që e kemi pasur çlirimi i vendit, liria e këtij vendi…Ky qytet është qyteti i parë në Republikën e Kosovës ku janë aplikuar masat e dhunshme. Ku një popull i tërë e bënë luftën për mbijetesë, por asnjëherë i thyer. Vijmë deri tek brezi tjetër që është brezi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ashtu kemi figura emblematike të kësaj ushtrie.

Njerëz që kanë pranuar me vetëdije të plotë, me qëllim të plotë ta sakrifikojnë vetën, familjen e tyre për të arritur deri te synimi kombëtar, çlirimi i këtij vendi. Përfaqësues epik i kësaj është dëshmori dhe heroi i parë i këtij vendi, Luan Haradinaj. E më vonë për të shkruar tek Sali Çeku e qindra e qindra dëshmorë të këtij qyteti…19:40 Pas kësaj date kemi hyrë ta shkruajmë një libër tjetër. Libri që ka të bëjë me shtet ndërtimin, me konceptin për të pasur shtet, ku jemi përballur e ende po përballemi me këtë procedurë të shtet formimit…Besoj që këtë libër do ta shkruajmë mirë, e kapitulli i fundit, po shpresoj e po besoj që nuk është larg”, tha Ramosaj.

Ndërkaq, ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, Mentor Petrela pasi pranoi çmimin qytetar nderi nga i pari i kësaj komune, Ramosaj, u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Petrela përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aletin tonë më të rëndësishëm shekullor, që garantoi ecjen përpara të Kosovës.

“Unë sot jam shumë i emocionuar që bëhej pjesë e një qyteti heroik të kombit tonë. historia sic e dini ka qenë e padrejtë me këtë komb…Gjatë gjithë rinisë time dhe edukimit tim, mua nuk më ka munguar mëkimi me pjesën heroike të kombit. Pothuajse në ilegalitet im atë më qonte ta mësoja gjeografinë e Kosovës, kur nuk mësoheshin në shkollat tona…Heroizmi i kësaj toke bënin që ne t’ia dalim…48:05 Mos të harrojmë që aleati jonë shekullor dhe garantues i jonë që po ecim përpara në rrugën me të pakthyeshme, është Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Këtë duhet ta fiksojmë që tek fëmijët që lindin e deri te gjenerata që do vijnë , Zoti e bekoftë Amerikën, popullin shqiptar kudo që të jetë bashkë me gjithë heronjtë dike mos harruar për asnjë moment për sakrificat, gjakun që të afërmit tuaj dhanë për këtë liri”, tha Petrela.

Ndërkaq, pjesë në këtë seancë solemne mori edhe Daut Haradinaj. Ai tha se Kosova është në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se ky ishte edhe misioni i luftëtarëve.

Haradinaj theksoi se duhet të jemi të bashkuar dhe unik në përballje me Serbinë.

“Pas 25 vjetëve, Deçani po duket shumë më mirë, por po duket shumë më mirë për shkak se prej sot e ka një qytetar të ri, profesor doktor Mentor Petrela…Jemi 25 vite pas luftës dhe mos për t’i përsëritur fjalët, ky vend është në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe kur i shohim këta flamujt këtu, ky është misioni dhe qëllimi edhe i bashkëluftëtarëve tanë, shumicës prej tyre sot dëshmorë…Çdo moment qe e shënojmë dhe e kujtojmë lavdinë tonë e garantojmë se kjo rrugë nuk ka kthim. Pra, të bashkohemi, të jemi unik, jo vetëm në festa, por të jemi unik në përballje me Serbinë”, theksoi Haradinaj.

Në kuadër të kësaj date, e cila shënon hyrjen e trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçanin e çliruar, u bë ngritja e flamurit kombëtar në qendër të qytetit. Po ashtu, u mboll “Pema e Lirisë”.

Aktivitetet vazhduan me homazhe të shtatores së dëshmorëve dhe heronjve të Deçanit. Homazhe u bënë gjithashtu edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here