“Kombëtarisht është hibride”, Shala: Dejona MIhali flet shqip, mendon greqisht, vepron serbisht

Drejtori i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka kritikuar ashpër koordinatoren e komiteteve në VV-së, Dejona Mihali.

Në një opinion të titulluar “Cubat e Kurthit”, Shala ka vlerësuar se zyrtarja e lartë e VV-së kombëtarisht është hibride.

Sipas tij, ajo flet shqip, mendon greqisht dhe vepron serbisht.

“1. Dejona Mihali. Kombëtarisht është hibrid, flet shqip, mendon greqisht, vepron serbisht. Në Shqipëri nuk zuri vend as për të pëshurrur, ndërsa në Kosovë e bëri m…n e madh. E mbaj mend që nga fillimi në LV-ja sillej nëpër protesta e veshur si Baba Stana e Shumadisë. Përcillte çdo lëvizje dhe kontaktonte me shumë pak aktivistë. Ata që nuk ia dinin të kaluarën e merrnin si vajzë të Edita Mihalit ndërsa ishte bija e sigurimsit të lartë, të minoritetit grek”, ka shkruar Shala.

Ai ka treguar edhe për edukimin politik të saj.

“E filloi edukimin politik sipas metodës të Revolucionit kinez , daci – bao apo gazeta e murit ku, një kuadro e Partisë Komuniste të Kinës u mbanë ligjerata politike atyre që nuk dinë asgjë nga politika. Dejona Mihali mbante kurse për analfabetët politikë të LV-së , shkruante trakte dhe parulla kundër shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës, pak edhe në Mal të Zi. Vijuesit e “Akademisë Politike antikombëtare” të Dejonës, këto mësime i zbatuan me shumë sukses në Maqedoni të Veriut përmes VLEN-it që në një kohë rekorde i degradoi të drejtat e shqiptarëve të fituara me shumë djersë, vuajtje, burgje , luftë dhe gjak”, ka shkruar ai, duke treguar “kontributin” e Mihalin në përcarjen e shqiptarëve në rajon.

“Dejona Mihali, kryecubi Kurthi dhe VLEN i kanë futur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Botën serbe. Ndërkaq, zemlaku i kryecubit Kurthi në Mal të Zi, Abazoviq i ka futur shqiptarët nën thundrën ruse në Mal të Zi. Dejona ishte spiritus movens e kësaj tradhtie kombëtare. Në Luginë të Preshevës kryecubi Kurthi, një grusht shqiptarësh i ndau në masa të vogla amorfe përmes rrogëtarëve si Ardita Sinani, Shaip Kamberi dhe Baronit të ujit, Liburnit. Flamurin në luftë kundër UÇK-së, heronjve të Kombit, vlerave kombëtare, ish-të burgosurve politikë, pengjeve të Hagës dhe bashkimit kombëtar e kishte Dejona Mihali. Luftën kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë e bënin mashat e Dejonës, injorantë dhe mediokër të pariciklueshëm. Dejona Mihali e shndërroi RTK -në në shtëpi publike ku zbatohej dhe paguehej mirë prostitucioni informativ përmes Adi Krastës, Perëndon Gërvallës dhe prostitutës tropojan. Sulmet kundër Policisë së Kosovës, gjyqësorit dhe prokurorisë së Kosovës e ka shumë për qejfi kjo mercenare antikombëtare”, ka shkruar Shala.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here