Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua sot me ZëvendësNdihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Z.Baker riafirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

KFOR tutje thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here