Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e shtetit maqedonas.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, QKMK njofton se autoritetet maqedonase kishin pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Megjithatë lëvizja ka nisur, meqë autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin mekanik të veturave, derisa është rikthyer kontrolli i dyfishtë.

“Derisa tashmë kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht!”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se ka kolona të gjata në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë treguar se do të njoftojnë në kohë reale për secilën situatë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here