Koha kur Spahiu debatonte me Daçiqin në RTS: “Edi Rama nën ndikimin e drogës…”

Takimi i së shtunës i Nexhmedin Spahiut me Marko Gjuriqin, nuk është raporti i vetëm i profesorit nga Mitrovica me një ministër të Punëve të Jashtme të Serbisë.

Spahiu, tetë vite më parë kishte debatuar në një emision televiziv me ish-ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq. Debati ishte zhvilluar në televizionin shtetëror serb RTS.

Gjatë debatit, të dy kishin debatuar për deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm.

Spahiu, një kundërshtar i bashkimit kombëtar, argumentonte se Edi Rama “ka qenë nën ndikimin e drogës” në momentin kur ishte deklaruar për bashkimin e shqiptarëve. Rama, në vitin 2017 deklaronte se do të vije koha e bashkimit të shqiptarëve, por nën umbrellën e Bashkimit Evropian.

“Mund t’ju shpjegoj gjithçka nëse ju intereson, unë e di që Edi Rama nuk dëshiron bashkim me Kosovën, ai këtë e sheh si rrezik, atë çfarë ka thënë ai me siguri nën ndikimin e drogës, sepse ka dashur të shantazhojë bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht Perëndimin…”, deklaronte Spahiu.

SHIKO EDHE:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here