Edhe një tjetër përplasje verbale ndodhi sot para Kuvendit të Kosovës mes deputetes së Nismës, Xhevahire Izmaku, dhe avokatit Arianit Koci, i cili po proteston kundër mos-konstituimit të Kuvendit.
Teksa Izmaku u përpoq të japë një deklaratë për media, Koci e ndërpreu duke i thënë: “Zonja deputete, qysh s’po të vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol pa lidhje”.
Izmaku reagoi duke thënë se vlerëson përpjekjet për një qasje ndryshe dhe pret një ndryshim më serioz në politikë.
“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe dhe po pres me parë diçka më serioze, vet fakti që është më serioze unë pres një ndryshim”, ka thënë Izmaku.