Avokati kosovar, Arianit Koci ka reaguar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë dhe pamjeve tronditëse të momentit që i mori jetën nga dy të mitur, duke e rrahur me shufër metalike.
Koci përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjithë janë tronditur, por sipas tij rrethi ynë ka nevojë të shokohet pasi siç thotë ai duhet të shihen të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.
“Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë”, shkruan tutje Koci.
Postimi i tij i plotë:
Kushdo që i ka parë pamjet e rrahjes brutale e të riut në Podujevë, është tronditur.
Me të drejtë!
A kanë gabuar mediat që i kanë publikuar pamjet e krimit brutal?
Jam në dilemë.
Por, një gjë e di, rrethi i ynë ka nevojë të shokohet. Le t’i shohim të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.
Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë.