Koci pas aksidentit me tre të vdekur: Urgjentisht duhet shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komuniakacion

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aksidentit ku mbetën të vdekur tre persona në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Koci ka thënë se dënimet në komunikacion duhet të ashpërsohen, duke kërkuar që të shpallet gjendjen e jashtëzakonshme në komunikacion.

“Toleranca sistematike e kundërvajtjeve, e krijon kulturën e interaksionit kriminal në komunikacion.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Me vite të tëra kam lobuar që dënimet në komunikacion të aplikohen – madje edhe të ashpërsohen.

Në një shtet ku prej 10 shoferave së paku tetë janë me telefon në dorë në ndonjë pjesë të vozitjes, ndodhin tragjeditë si ajo në autostradë afër Prizrenit.

Madje, edhe shoferat e autobusave urban flasin në telefon gjatë vozitjes.

Jo rrallë, i kam parë edhe policët me telefon në dorë në lëvizje me vetura zyrtare.

Toleranca sistematike e kundërvajtjeve, e krijon kulturën e interaksionit kriminal në komunikacion.

Kjo gjendje pastaj e determinon tragjedinë që ka ndodhur mbrëmë ku kanë mbetur të vdekur tre të rinj!

Prandaj, urgjentisht duhet shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komuniakcion.

Të fillohet me aplikimin e ashpër të dënimeve.

Sot menjëherë!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here