Avokati Arianit Koci do të vazhdojë protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se sot do të kërkojë nga deputetët që të heqin dorë nga paga e tyre derisa të konstituohet Kuvendit.
Në profilin e tij në “Faceook”, Koci ka shkruar se ajo që po bëjnë deputetët potencialisht është një plan kriminal.
Postimi i plotë i Kocit:
Paraprakisht e dijmë:
As sot – nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet deputetëve!
Hera e 28-të!
Kjo situatë nuk është më krizë politike – është kthyer në një plan të qëllimshëm për ta zvarritur zgjidhjen, derisa të detyrohet vendi të shkojë në dy palë zgjedhje: lokale dhe të përgjithshme.
Potencialisht, ky është një plan kriminal, me elemente të krimit të organizuar.
——-
Protesta ime vazhdon.
Sot, kërkesa ime është e thjeshtë:
Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen.
Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn.
E me e vjedh popullin – nuk ka krim më të madh!