Koalicioni “ideal” i Kurtit: Me LDK-në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet NISMA 80

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.

“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.

Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri. Anipse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here