Në fund të nëntorit, bora ka zë në befasi institucionet gjegjëse, pasi disa rrugë thuajse janë bërë të pakalueshme.
Një rrugë që është e mbuluar plotësisht nga bora është edhe ajo Zhur-Sharr. Në pamjet e publikuara shihet se gjendja në këtë rrugë është thuajse e pakalueshme.
Aty shihet rruga është e papastruar, ndërsa vozitësit kanë vështirësi të qarkullojnë.
Ndërsa vozitësit po hasin në vështirësi, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.