Këta janë babë e bir që u plagosën në restorantin “Leo” në Pejë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se të plagosurit janë babë dhe bir.

Sipas informatave të para djali është plagosur në këmbë nga arma, kurse babai i tij ka pësuar lëndime, por jo nga plumbi.

Viktimat janë Halil Ademi dhe djali i tij Orhani të cilët tashmë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.

Rastin për Gazetën Sinjali e konfimruar Policia në Pejë.

“Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri”.

Policia po ashtu ka arritur ta kap të dyshuarin, të cilit i është gjetur edhe arma e cila dyshohet që ishte përdorur në atë rast.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here