Qeveria në ardhje – e dalë pas zgjedhjeve parlamentare – duhet të punojë ‘palodhshëm’ që të drejtojë interesat strategjike të Kosovës me ato të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është mesazhi që dha Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) në një deklaratë për media ku uruan vendin për zgjedhjet parlamentare, prej fitores pa-shumicë të Vetëvendosjes dhe rezultateve të arritura nga opozita.
Për më tepër nga AARC kërkob nga qeveria e ardhshme që të punohet për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian si dhe avancimin e avokimit për anëtarësim të Kosovës në NATO.
Deklarata e plotë:
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) përgëzon popullin e Kosovës për pjesëmarrjen dhe sjelljen e tij shembullore në zgjedhjet e fundit të lira dhe të ndershme. Kosova vazhdon të vendosë standardet më të larta në rajon, duke demonstruar një përkushtim të palëkundur ndaj transparencës zgjedhore dhe parimeve demokratike.
AARC uron koalicionin fitues të Vetëvendosjes!, Guxos dhe Alternativës për fitoren vendimtare. Ne gjithashtu i njohim partitë opozitare—PDK, LDK dhe AAK—për drejtimin e fushatave të forta dhe parimore, duke u ofruar votuesve alternativa të qëndrueshme dhe të ndryshme. Me përfundimin e zgjedhjeve, tani është e domosdoshme që të gjitha partitë të punojnë shpejt dhe në bashkëpunim për të formuar qeverinë e re në përputhje me procesin kushtetues të Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe vendimtare për të siguruar heqjen e sanksioneve të BE-së dhe për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Më e rëndësishmja, ne inkurajojmë fuqimisht qeverinë e re që të zgjerojë praninë dhe angazhimin e saj diplomatik në Uashington, D.C. Kjo përfshin sigurimin e takimeve të nivelit të lartë me politikëbërësit dhe vendimmarrësit kryesorë të SHBA-së, forcimin e pozitës globale të Kosovës dhe punën e zellshme për të harmonizuar interesat strategjike me ato të Shteteve të Bashkuara.
AARC mbetet thellësisht e përkushtuar për forcimin e lidhjes midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha palët e interesuara për të avancuar këtë të përbashkët misioni.