Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Kearns përmes një postimi në rrjetin social X ka kërkuar që terroristi, Milan Radojçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.
Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqe në Ballkan.“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radojçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.
One year since the Banjska attack.
One year since the murder of Afrim Bunjaku.
Milan Radoičić and those responsible must face justice.
Justice is requisite for reconciliation and peace in the Balkans. pic.twitter.com/wgBorS4sXH
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2024