Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në emisionin CONTEXT në ATV, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova.
Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i këtij fenomeni.
“Dhe emigracioni pse bëhet pyetja themelore, është kjo: sepse nuk ka vend në të reja të punës”, deklaroi Kastrati.
Duke përdorur të dhëna statistikore për të ilustruar shkallën e problemit, ai tha se Kosova ka pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë në vitet e fundit.
“Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak”, shtoi ai.
Kastrati ka lidhur emigrimin direkt me keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive ekonomike në vend.
“Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë”, tha deputeti Kastrati.
Intervistën e plotë të tij në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: