“Kam nevojë të fokusohem te shëndeti”, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u largua nga Kadastra?

Artan Lame u nda jeta sot nga jeta në Mynih të Gjermanisë në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Dy vite më parë, në mars të vitit 2023, pasi u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame e cilësoi largimin nga ky post si një dhuratë për ditëlindjen. Gjatë fjalës së tij, Lame tha se ka nevojë të fokusohet tek vetja dhe shëndeti i tij.

“Nesër kam ditëlindjen, kam edhe përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur disa vitesh. Këtë tërheqje e konsideroj si dhuratë për ditëlindje, pasi kam nevojë të fokusohem te shëndeti dhe te vetja për pak kohë”, u shpreh ai në ceremoninë e prezantimit të pasardhëses së tij në këtë post.

Artan Lame ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Ai njihet si publicist, studiues dhe një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here