Kallas për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja e Ohrit, bazë për normalizim raportesh

Përfaqësuesja e re e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësimin në BE për Kosovën dhe Serbinë është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, me bazë në Marrëveshjen e Ohrit.

Ajo ka thënë se duhet bashkëpunim për zbulim të sulmit të fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

“I takova presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist.
Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas të martën në “X”, pas takimeve të ndara me liderët e Kosovës dhe të Serbisë.Pas takimeve, Kurti ka thënë se ka insistuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa është shprehur optimist se Kallasi është në kohën dhe vendin e duhur.

Kurti ka kërkuar po ashtu që Serbia ta dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës si organizator për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ndërsa Vuçiçi është shprehur se ka pasur bisedë “jo të lehtë me Kallasin”.

Në takim, përfaqësuesja e re ka kërkuar nga Serbia që të zgjidhet rasti i Banjskës dhe që t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.

Kosova e Serbia arritën marrëveshje më 2023, në atë që shihet si rrugë drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja njihet si ajo e Ohrit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here