Kallas mesazh Serbisë: Qartësojeni drejtimin strategjik për të ecur drejt BE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përfundoi vizitën e saj në Serbi ku u dërgoi një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: duhet të përqendrohen në reforma dhe të tregojnë drejtim të qartë strategjik për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

“Dua ta shoh Serbinë duke ecur drejt Bashkimit Evropian. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të tregojnë drejtimin e qartë strategjik. Kjo arrihet duke rikthyer besimin dhe qëndruar besnikë ndaj parimeve demokratike”, ka shkruar ajo në X.

Kallas së shpejti pritet të mbërrijë në Kosovë, për të vazhduar më pas në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, për vizitën në Kosovë nuk ka informacione të detajuara për takimet që do të zhvillojë Kallas, ndryshe nga vizitat në Beograd dhe në Shkup, ku shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) njofton qartë se ajo do të takohet me presidentë, kryeministra dhe ministra.

Në rastin e Kosovës, njoftimi thotë vetëm se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, pa dhënë detaje të tjera.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here