Jashari vizitoi trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, vizitoi personelin ushtarak, i cili po merr pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Luiziana të SHBA-së.

Ai theksoi partneritetin mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowës, që ekziston me vite.
“Kam nderin të ju drejtohem sot si komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Iowës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkëzbarkim në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Jashari, sipas njoftimit të FSK-së, tregoi për rëndësinë e të qenit një forcë profesionale që është në gjendje të bashkëpunojë me aleatë, si dhe të kontribuojë në misione paqëruajtëse.
Kjo ishte hera e parë që kjo forcë merr pjesë në një trajnim të një niveli të tillë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here