James Rubin: Si mund të mbahet dikush i paraburgosur për kaq shumë vite, kjo nuk është drejtësi

Ish-diplomati amerikan, James Rubin kritikoi Gjykatën Speciale, duke thënë se trajtimi që iu bëhet të akuzuarve duke i mbajtur për kaq vite në paraburgim nuk është drejtësi.

Rubin tha se sekretarja Madeleine Albright nuk e ka menduar këtë lloj drejtësie, kur ka iniciuar krijimin e ish-Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

Ai tha se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së është e pakuptimtë që mbahen për kaq vite në paraburgim, ndërkohë që vullnetarisht i janë përgjigjur Gjykatës.

“Jam munduar pafund që të jem i disponueshëm në këtë gjykatë. Kam shpenzuar qindra orë përgatitje dhe ndjesia ime ishte që të gjitha njohuritë që i kisha të pranishme në dokumente. Mendoj që pikëpamje e prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im im i mëtutjeshëm, por mendje se i kam dhënë të gjithë informacionet. Unë jam këtu për të bërë gjithë pyetjet që keni. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në burg, janë në paraburgim këtu në Hagë për më shumë sesa pesë vite dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe shtetin e së drejtës dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq vite vite për një çështje penale, ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me Gjykatën. Në rastin e të akuzuarit në fjalë nuk e kuptoj fare pse është dashur të qëndrojë në burg për pesë vite. Unë nuk e shikoj këtë si shtet të së drejtës dhe sundimit të ligjit që shpresoja të krijohej në sistemin ndërkombëtar.

Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë drejtësi në mendje kur ka iniciuar krime në Gjykatën e Hagës kundër Jugosllavisë ose atë të Rundës. Mua kjo më është dukur si një fajësim politik për faktin se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Kjo nuk është drejtësi, nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë ta them me zë të lartë mendimin tim”, ka thënë Rubin. /Reporteri.net/

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME