Izraeli iu dorëzon ukrainasve sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane Patriot

Pavarësisht bindjes se Izraeli ka refuzuar ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën, ambasadori izraelit në Ukrainë, Michael Brodsky, zbuloi se vendi i tij ka transferuar sisteme kundërajrore Patriot.

Brodsky ka folur rreth keqkuptimeve se Izraeli ka qëndruar plotësisht jashtë përpjekjeve mbrojtëse të Ukrainës.

“Sistemet Patriot që i kishim marrë dikur nga Shtetet e Bashkuara tani ndodhen në Ukrainë. Ne u dakorduam t’i transferonim ato në Ukrainë. Dhe, për fat të keq, për këtë nuk është folur shumë. Por, kur njerëzit pretendojnë se Izraeli nuk ka ndihmuar ushtarakisht, kjo thjesht nuk është e vërtetë”, tha ai.

Brodsky theksoi se është përpjekur vazhdimisht të mbajë komunikim të hapur dhe të sinqertë me kolegët diplomatë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Megjithatë, ai pranoi se është përballur me kritika brenda Izraelit për atë që disa e shohin si simpati të tepruar ndaj ukrainasve.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here