Xhevahire Izmaku e Nismas Socialdemokrat i ka thënë “lajmi.net” se partia e saj “ndryshe nga subjektet e tjera” i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Vetëvendosjes.
“Ndryshe nga subjektet tjera që po kalkulojnë brohoritjet militante, z. Limaj ka zgjedhur të shtrijë dorën e bashkëpunimit – dhe kjo është një mundësi që duhet parë pozitivisht edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.”, shtoi deputetja.
“Nisma është e gatshme të marrë përgjegjësinë që i takon me kompetencë dhe integritet, pa hyrë në pazare politike apo kalkulime për pushtet.”, tha ajo.