Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka dhënë një zotim publik duke e lidhur mandatin e tij me realizimin e premtimeve.
“Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë. Do ta pranoj që nuk kam qenë i denjë për një mandat tjetër,” deklaroi ai.
Ismaili tha se Prishtina është qyteti ku jeton me familjen dhe rrit fëmijët, duke theksuar se e njeh mirë kryeqytetin dhe problemet që përballen banorët e tij. Ai shtoi se përvoja si ish-ministër i Shëndetësisë, ku ka zbatuar reforma që sipas tij ende japin rezultate, është dëshmi e aftësisë për të sjellë zgjidhje edhe për Prishtinën.
“Unë nuk kam vija partiake, do t’i shërbej vetëm qytetarëve të Prishtinës,” u shpreh Ismaili.