Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa, ka dal në përkrahje të kandidat të VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.
Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi ku ai merr pjesë në tubime të ndryshme të Hysenajt, i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune.
Mustafa, i cili ka qenë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, duket se i ka harruar fyerjet dhe akuzat që kryetari i VV-së, Albin Kurti, kishte dikur ndaj tij.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Albin Kurti kërkonte nga institucionet e rendit që të ia konfiskonin pasurinë.
Madje, Kurti në atë kohë e kishte akuzuar Mustafën që kishe vjedhur djersen e qytetarëve të varfër dhe ia kishte pir gjakun popullit.
“Këtë kryetar që na solli në këtë gjendje duhet ta nxjerrim në pension politik, por jo për të ia paguar pensionin, por për të konfiskuar menjëherë pasurinë e paligjshme. Për të ia konfiskuar pasurinë që e sajoi me vjedhjen e djersës së qytetarëve dhe duke ia pi gjakun popullit”, kishte thënë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Gjilan.
Në janar të vitit 2019, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte shkarkuar Qemajl Mustafën nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan.
Kjo pasi Mustafa në atë kohë akuzohej për veprat penale “krimi i organizuar”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. Bahkë më të akuzoheshib edhe dhjetëra persona tjerë.
Nga kjo aktakuzë Mustafa është liruar në prill të vitit 2022.
Mustafa për disa vite ka qenë kryetar i Komunës së Gjilani nga radhët e PDK-së.