Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, krejt papritur lartësoi dhe çmoi Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur nga asokohe kryeministri, Avdullah Hoti.
Osmani që atëherë me Vetëvendosjen ishte në të njëjtën dallgë politike, e që quante atë marrëveshje “kundër rendit kushtetues” tash ndërroi krejt termet.
Madje, tha ajo ditëve të fundit në ShBA, se Marrëveshja e Uashingtonit “është zbatuar”.
Isa Mustafa, ish-Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një përgigje për Nacionale, e quajti krejt këtë “mashtrim” nga ana e Vjosa Osmanit, teksa rikujtoi sulmet që asokohe bëheshin ndaj Avdullah Hotit, nënshkrues të kësaj marrëveshje.
Në këtë kritikë, Mustafa nuk e kurseu as LDK-në.
“Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Trumpin dhe përfaqësuesit e tij janë eliminuar nga skena politike në Kosovë. Dihet, po ashtu, botërisht se marrëveshja nuk është zbatuar në asnjë pikë. Se Kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, si nënshkrues i saj është sulmuar dhe kritikuar, për fat të keq jo vetëm nga VV dhe znj. Osmani por është margjinalizuar edhe nga partia e tij”, tha Isa Mustafa për Nacionale.