Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar agresionin e ushtrisë izraelite kundër spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, duke e përshkruar sulmin ndaj objektit si shembullin e fundit të një “krimi lufte, krimesh kundër njerëzimit dhe një shkelje skandaloze të ligjit ndërkombëtar dhe normat e saj”.
Djegja e objektit të fundit të madh operacional të kujdesit shëndetësor në veri të enklavës së rrethuar erdhi me qëllimin e “shkatërrimit të plotë të sistemit të kujdesit shëndetësor në Gaza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Esmaeil Baghaei.
Sulmet izraelite janë pjesë e një “gjenocidi të vazhdueshëm në Palestinën e pushtuar”, tha Baghaei. “Heshtja e institucioneve relevante ndërkombëtare lidhur me këtë krim është e pajustifikueshme dhe i bën ato të përgjegjshme ndërkombëtarisht”, tha ai.