Imami i xhamisë ku u fol kundër festimit të vitit të ri: Fëmijët kanë ardhur me vullnet

Dje një postim i xhamisë “Mati 1” bëri bujë të madhe, pasi tregohej se në xhami është zhvilluar një aktivitet me fëmijët kundër festimit të vitit të ri.

Në lidhje me këtë temë, ka folur imami i xhamisë “Mati 1”, Fadil Musliu. Në një prononcim për Insajderin, hoxhë Musliu ka deklaruar se ata nuk kanë dalë jashtë kornizave të fesë.

Tutje, ai ka theksuar se fëmijët kanë ardhur me vullnet.

“Kjo nuk ka dalë asgjë prej atyre kornizave të cilat i parasheh feja ne nuk mund të bëhemi ata që nuk jemi, fëmijët po keqpërdoren në fushata elektorale po përdoren prej grupeve të caktuara e këtu nuk keqpërdoren vetëm mësohen sipas fesë”, ka thënë Musliu.

“Fëmijët kanë ardh me vullnet edhe me dëshirë e kanë ditë edhe prindërit përafërsisht edhe atë projektin që e zhvillon mësuesja” – ka shtuar ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here