Igballja, motra e dëshmorit Nazmi Zhegrova, ka nevojë urgjente për ndihmë – i duhen 15 mijë euro për operim jashtë vendit

Një apel për ndihmë ka ardhur nga kryesia e fshatit Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë për 36-vjeçaren Igbale Xhemajl Zhegrova, motrën e dëshmorit Nazmi Zhegrova, e cila po përballet me një sëmundje serioze dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.

Falë solidaritetit të komunitetit dhe kontributit të besimtarëve të xhamisë së fshatit, janë mbledhur 1,830 euro që i mundësuan Igballes të kryejë kontrollet mjekësore jashtë vendit dhe të përcaktohet diagnoza e saktë.

Pas përcaktimit të diagnozës së saktë, tani për operimin e saj jashtë vendit tani nevojitet një shumë prej 15 mijë euro, të cilën familja nuk ka mundësi financiare ta përballojë.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ndihma mund të jepet përmes kontaktit me vëllain e saj, Rrahman Zhegrova, në numrin 044 612 144.

Igbalja vjen nga një familje që ka dhënë shumë për vendin – tre vëllezër të saj kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa njëri prej tyre, Nazmi Zhegrova, ka rënë dëshmor.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here