13.4 C
Pristina
E shtunë, 15 Qershor, 2024

I njohur me nofkën ‘Canki’, ky është i riu qe u plagos sot në Prishtinë

Një person është plagosur mr armë zjarri sonte ë rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Mësohet se behet fjalë për Veton Gashin i njohur me nofkën ‘Canki’.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights