I mituri në Prishtinë denoncon motrën në Polici, thotë se është përdoruese e narkotikëve dhe agresive

Abuzimi me pije alkoolike e substanca narkotike është ndër shkaktarët kryesorë të dhunës në familje. Të rinjtë që janë përdorues të këtyre substancave, shpeshherë kanë sjellje agresive ndaj familjarëve të tyre, të cilët detyrohen më pas të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person i mitur ka denoncuar motrën e tij për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i mituri ka deklaruar se pas një konflikti verbal mes tyre, 23-vjeçarja ka demoluar orenditë shtëpiake dhe ka filluar të bëhet e dhunshme.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here