I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë qëlloi me armë gardianët, merr peng kuzhinierët

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte.

Mësohet se Mjaçaj po mban peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës, raporton TCh.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit, ku i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here