I caktohet paraburgimi shoferes, e cila dyshohet se aksidentoi për vdekje këmbësorin në Prishtinë

Është ndaluar për 48 orë shoferja e cila dyshohet se godit për vdekje një këmbësor sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se ajo dyshohet se për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).

“Ju njoftojme lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugen “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuares, per vepren penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara eshte derguar ne mbajtje ne kohezgjatje prej 48 oresh”, tha Ulaj./Arbresh.info/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here