“Ne kemi kryer operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite”, njoftuan Huthit të shtunën në mëngjes.
Në të njëjtën deklaratë, ata thanë se “operacionet tona do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet”.
Huthitët thanë se sulmi ndaj Izraelit ishte në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës në Iran, Liban, Irak dhe territoret palestineze.
Huthët janë një organizatë e armatosur politike dhe fetare që mbështet pakicën myslimane shiite të Jemenit.
Ata deklarojnë se janë pjesë e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit në përgjithësi.
I njohur zyrtarisht si Ansar Allah (“Mbështetësit e Zotit”), grupi u shfaq në vitet 1990 dhe u emërua sipas themeluesit të tij të ndjerë, Hussein al-Houthi. Udhëheqësi aktual është vëllai i tij, Abdul Malik al-Houthi.
BREAKING: Yemen's Houthis:
We carried out our first military operation using ballistic missiles against sensitive Israeli military targets.
Our operations will continue until the declared goals are achieved.
We will continue until the aggression stops on all fronts. pic.twitter.com/Z6bYBbEGJv
— Clash Report (@clashreport) March 28, 2026
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë zbuluar një raketë të lëshuar nga Jemeni, e cila sipas Reuters dhe AFP është lëshimi i parë nga Jemeni i regjistruar që nga fillimi i luftës.
Ky zhvillim vjen pas një deklarate nga një zëdhënës i rebelëve Huthi, i cili tregonte se ata do të përfshiheshin në luftën në Lindjen e Mesme nëse do të vazhdonin sulmet ndaj Iranit.
