Iftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja.Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur i tha hoxhës që ka një shami dhe donte që t’ia vendoste.
Kalaja u habit, pasi mendoi se mbaroi intervista. Por Agolli i tha se do të bëjnë muhabet, ku ajo do të mbante edhe shaminë në kokë.
Kur përmendi fjalën ‘muhabet’, Ilnisa i tha se është fjalë arabe dhe e pyeti se ‘çfarë do të thotë?’. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po
Ilnisa Agolli: Ça do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi
Ilnisa Agolli: E kam blerë në Stamboll
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.